Tensionet ndëretnike! BDI: S’kemi asnjë lidhje me incidentet – nuk do të lejojmë të jemi objekt i shpifjeve politike!

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër akuzat e pavërteta dhe manipulimet, sic thonë, që Qeveria antishqiptare shpalosi gjatë konferencës së saj për shtyp. Përpjekja e kësaj qeverie për të përfshirë BDI-në në ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit Shqiptar, sipas integristëve, përbën jo vetëm një manipulim të papranueshëm, por edhe një përpjekje për të mbuluar dështimet dhe politikat e saj diskriminuese.

Deklarojmë qartë dhe pa asnjë dyshim: BDI nuk ka asnjë lidhje me organizimin e këtyre incidenteve – thonë në reagimin e tyre integristët pas press-konferencës së VLEN ku ishin akuzuar se kanë gisht në incidentet e 28 nëntorit.

BDI

Çdo deklaratë apo akuzë që pretendon të kundërtën është e pabazë, shpifëse dhe dashakeqe. Qeveria antishqiptare, përmes këtyre deklaratave, po manipulon opinionin publik, duke u përpjekur të shmangë vëmendjen nga e vërteta – fakti që policia ka arrestuar 17 qytetarë shqiptarë për incidentet me flamurin shtetëror, ndërkohë që nuk ka ndaluar asnjë person për djegien e flamurit shqiptar.

Por, nga BDI nuk ndalen vetëm me kaq! Parashtrojnë pyetjen nëse ka poshtërim më të madh për shqiptarët, se kur përfaqësuesit e partisë shqiptare në Qeveri, në vend që t’i mbrojnë, i dërgojnë drejt burgjeve dhe dënimeve të rënda për të mbuluar dështimet e tyre?

Sipas BDI-së, kur thuhet se arrestimi i 17 të rinjve shqiptarë “shkaterroi një plan të organizuar të destabilizimit nga BDI”, ata hapin dyert për trajtimin e këtyre të rinjve si pjesë e një grupi të organizuar kriminal – një akuzë që sipas Kodit Penal sjell vite të tëra burg.

BDI

“Kush do të mbajë përgjegjësi për këto 17 familje shqiptare që sot janë në ankth për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Kush do të mbajë përgjegjësi për lotët e nënave dhe për ndjenjën e pafuqisë që po përjetojnë këto familje? Si mundet një parti shqiptare të flasë për “plan të organizuar” duke e ditur se kjo retorikë po i rëndon akuzat dhe po i dëmton këta të rinj?”

Ndërkohë, përmes rrjeteve sociale ka reaguar edhe Artan Grubi, I cili në press-konferencën e VLEN-it ishte etiketuar si nxitës I incidenteve. Grubi, konform ligjit, ka kërkuar kërkimfalje brenda 24 orëve dhe nëse nuk ndodh kjo do të inicojë padi për shpifje.

ARTAN GRUBI në Facebook

Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit.

Nga BDI përmes komunikatave janë zotuar se nuk do të lejojnë të jenë objekt i manipulimeve dhe shpifjeve politike. Njoftojnë se do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor për të kundërshtuar këto akuza të pabaza dhe për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë ata që janë të përfshirë në përhapjen e këtyre dezinformatave. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share