Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Vuçiq: Tentim për sulm hibrid mbi Serbinë!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Beogradi është përgjegjës për shpërthimin që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit – duke theksuar se prapa gjithë kësaj është një tentim për një sulm hibrid mbi Serbinë.

“Menjëherë akuzuan Beogradin dhe Serbinë për sulmin. Beogradi dhe Serbia nuk kanë lidhje me këtë, dhe këtë do ta dëshmojmë”, tha Vuçiq.

Gjatë një adresimi nga presidenca në Serbi, Vuçiq theksoi se Beogradi është i hapur për bashkëpunim me përfaqësuesit e forcave ndërkombëtare por edhe me qeverinë e Kosovës.
Madje Vuçiq filloi me spekulime – duke thënë se kanë dyshime se kush ka mundur ta bëjë këtë, por se nuk dëshiron të flasë për këtë.

“Ne ishim fer dhe nuk thamë se ky sulm është urdhëruar nga Kurti. Kemi dyshime të caktuara, por hetimet do të zbulojnë gjithçka. Kemi informacione të caktuara se kush e ka bërë, por derisa të mos përfundojnë hetime, nuk do ta bëjmë të ditur. Jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim me EULEX-in, qeverinë në Prishtinë, me të gjithë kur bëhet fjalë për hetimet”, shtoi Vuçiq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share