Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e cilësuar si “diva e muzikës moderne shqiptare”, ishte së fundmi e ftuar në podcast-in e Mira Kazhanit, ku ndau detaje të rralla dhe emocionuese nga jeta e saj private dhe profesionale.
Një prej rrëfimeve që tërhoqi vëmendjen ishte përvoja e saj me një titull të një gazete, që e tronditi aq shumë sa nuk doli nga shtëpia për tre muaj.
Gjatë intervistës, Adelina rrëfeu se në atë kohë bisedat e saj dhe të nënës Monës, po përgoheshin ilegalisht nga një punonjës në postë, i cili më pas e paralajmëroi për këtë situatë. Një nga këto biseda intime u publikua në faqen e parë të një gazete shumë të shitur në Kosovë. Megjithëse biseda ishte krejtësisht normale dhe lidhur me një temë të zakonshme, titulli u manipulua në mënyrë vulgare dhe ofenduese.
“Ishte shumë vulgare, shumë banale,” tha Adelina, duke shpjeguar se titulli i deformuar ishte: “A po përgjaket filan partia nga Adelina Ismaili”.
Kjo përvojë e rëndë e izoloi këngëtaren në shtëpi për tre muaj, gjatë të cilëve ajo nuk shkoi as në shkollë, për shkak të tronditjes dhe presionit mediatik.
Adelina gjithashtu reflektoi mbi ndikimin që popullariteti dhe sfidat e karrierës kanë pasur në jetën e saj. Ajo mbetet një prej figurave më të dashura dhe të rëndësishme të muzikës shqiptare, duke shënuar një karrierë që zgjat për dekada dhe që vazhdon të frymëzojë breza të rinj artistësh.