Rodri rikthehet të flasë për ‘Topin e Artë’: Nuk e prisja që ta fitoja

Mesfushori spanjoll Rodri ka fituar Topin e Artë të vitit 2024 pas një gare shumë të ngushtë.

Anëtari i Manchester Cityt fitoi për disa vota më shumë se Vinicius Junior i cili ishte edhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim.

Rodri është rikthyer të flas për Topin e Artë, duke thënë se nuk e mendonte se do ta fitonte çmimin.

“Pas sezonit të kaluar, kur u përfshiva në disa momente të rëndësishme, mendova se ndoshta do të ishte koha për të luftuar për çmimin”, ka shpjeguar mesfushori i Manchester Cityt.

“Të them të drejtën as që e kisha menduar se do të vinte sërish një mundësi e tillë”.

“Kjo varet nga shumë gjëra: përfshirja në momente të rëndësishme, trofetë e ekipit, ndeshjet e mira gjatë gjithë sezonit. Por edhe sezoni 2023/24 ka qenë i mahnitshëm”.

“E kuptova se ndoshta kisha një shans, por me gjithçka që po ndodhte në shtyp, ishte e qartë se futbollisti tjetër (Vini Jr) do të fitonte”.

“Nuk prisja ndonjë gjë të rëndësishme. Por në fund të mendjes sime ende mendoja, ‘mirë, njëqind gazetarë po votojnë, le të presim’”, deklaroi mesfushori spanjoll.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share