MPB-ja njofton se ka privuar nga liria një 17 vjecar, sic thonë, për shkak se me dhunë ka hequr tabelën e Konsulatës së Serbisë në Kumanovë.
Sipas MPB-së, rasti është zbardhur në koordinim me PTHP – Kumanovë dhe Policisë së Kumanovës, ku I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të inicohet kallëzimi penal.
Policia ka bërë publike edhe video-materialin e siguruar nga kamerat e sigurisë.
Ndërkaqë, Policia Intervenuese pranë SPB-Shkup mbrëmë ka privuar nga liria dy persona, për shkak të vjedhjes së një objekti shitës në parkun e qytetit në Shkup.
Nga MPB thonë se rreth orës 20.30, policia ka vepruar sipas një denoncimi paraprak.
“Në momentin e mbërritjes së zyrtarëve policor, kryerësit janë hasur duke dalë nga marketi, me armë zjarri në duar, kurse nga policët u janë dhënë urdhëra të ndalen dhe t`i hedhin armët, por hajnat nisin arratinë, ku zyrtarët policor kanë gjuajtur disa herë me të shtëna paralajmëruese duke I kapur kryerësit. Ata janë privuar nga liria dhe në bashkëpunim me PTHP-në do të inicohet kallëzimi adekuat” – thonë nga MPB.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 20.30 shitorja për teknikë të bardhë “Neptun” ishte cak I hajnave. Dy persona të maskuar kishin hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e armëve kishin tentuar të zhvatin para nga punonjësit.
Policia përmes komunikatës ka dërguar edhe fotografinë e gjahut të hajnave.