Kjo deklaratë e presidentes së Kosovës , Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvend për rrezikimin e raporteve të qeverisë së Kosovës me faktorin ndërkombëtar ka zgjuar reagimin e kryeministrit Albin Kurti.
Ai nga Podujeva ka thënë se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me presidenten sa i përket politikës së jashtme.
Raportet e presidentes Osmani me kryeministrin Kurti kanë nisur të acarohen për shkak të mospajtimeve rreth koordinimeve me faktorin ndwrkombwtar.
Ato kanë nisur të dalin në pah publikisht duke dhënë deklarata kundërthënëse për herë të parë për cështjen e dinarit serb.
Së fundmi në fjalimin e saj në Kuvend presidentja Vjosa Osmani tërthorazi kritikoi qeverinë Kurti për veprime të njëanshme dhe mungesë koordinimi me faktorin ndërkombëtar.