Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, nga foltorja e parlamentit duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve paralajmëroi se shumë shpejt opinioni në vend do të dëgjojë se çfarë është bërë me shërbimet e sigurisë, ndërsa LSDM-ja do të turpërohet dhe do të duhet të kërkojë falje.
“Po ju fusin thellë ata që po ua japin pyetjet , shumë shpejt do të turpërohen, do ta dijë publiku. Ju e mbani mend atë projektin “e vërteta për Maqedoninë”, do të shihni të pavërtetën e atyre që bënë për përgjimin dhe do të turproheni dhe do të dilni të kërkoni falje, sepse në kushtet e regjimeve fashiste njerëzit drejtues të partive opozitare nuk monitoroheshin dhe përgjoheshin . Jam i bindur se një pjesë e kryesisë së fundit të LSDM-së nuk e kanë ditur, por një pjesë e kanë bërë për keqpërdorime dhe agjenda personale, por kjo që ka ndodhur do t’ju shokojë, çfarë masash janë ndërmarrë, monitorim fizik dhe përdorim të metodave të kundërligjshme. Për këtë ju jeni të frikësuar”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Mitko Trajchulevski.
Mickovski edhe sot nga foltorja e parlamentit nuk ka hezituar ti drejtohet gjykatësve dhe prokurorëve në vend. Spas tij sot kur duhet të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin e së kaluarës, prokurorët dhe gjykatësit ose kanë temperaturë ose diare ose kanë pagjumësi dhe vuajnë nga ankthi dhe nuk i nënshkruajnë urdhëresat.
“Këta janë kuadrot e juaj dhe nëse mendoni se ky është profesionalizim, si duhet të punojmë, nuk jam dakord. Ne po i ndryshojmë gjërat, që qytetarët të shohin se mund të ishte bërë ndryshe, dhe shpjegova pse e përkrahëm Shekerinskën dhe lobuam që Maqedonia të përfaqësohet nga zëvendëssekretari i saj i përgjithshëm në NATO, merrni një shembull”, theksoi kryeministri Mickosk I cili në parlament u përplas me opozitën edhe mbi tema te tjera aktuale në vend. /tvklan.mk/