Profesori univerzitar, Nenad Markoviq, ka theksuar se është shumë e diskutueshme kur pushteti ekzekutiv kritikon sistemin gjyqësor. Sipas tij, edhe pse korrupsioni në gjyqësor është një problem real që ndikon në besimin e qytetarëve në drejtësi, ekzekutivi duhet të veprojë me shumë kujdes dhe profesionalizëm.
“Është gjithmonë mjaft e diskutueshme kur ekzekutivi kritikon gjyqësorin. Nga njëra anë, është larg faktit që pushteti gjyqësor nuk është për t’u kritikuar dhe besimi nuk është i ulët tek qytetarët dhe sigurisht që është edhe rezultat i korrupsionit. Megjithatë, fakti është se pushteti ekzekutiv kur kritikon duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe shumë sistematik në mënyrë të kushtëzuar, nëse mund ta quajmë kështu përballjen me korrupsionin në gjyqësor, sepse atje shumë lehtë shndërrohet në një lloj hakmarrjeje politike, një lloj pastrimi të gjyqësorit dhe vënie të kuadrit që janë të përshtatshëm politikisht dhe kjo gjë nuk duhet të përseritet” – tha Prof. Dr. Nenad Markoviq profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup.
Në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për një pastrim të sistemit gjyqësor nga gjyqtarët dhe prokurorët të korruptuar, Markoviq shprehu mbështetje për veprimet që synojnë eliminimin e korrupsionit, por theksoi se këto veprime duhet të mbështeten në prova të forta dhe të mos përdoren për qëllime politike.
“Unë nuk jam kundër asnjë veprimi që do të nënkuptonte një lloj heqjeje të asaj që do të ishte gangrenoze e gjyqësorit apo e asaj që është korrupsioni i gjyqësorit, megjithatë them se këtu duhet pasur shumë kujdes si në mënyrën dhe në shtrirjen e veprime të tilla duke pasur parasysh se duhet të keni prova të forta për një gjë të tillë. Nëse hyn me qëllime të sinqerta dhe qëllime të pastra për të gjuajtur korrupsionin, duhet t’i përmbahesh atij pa synuar disi ta servilosh politikisht gjyqësorin ndaj elitës suaj politike” – Prof. Dr. Nenad Markoviq profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup.
Markoviq shtoi se duhet të jemi të kujdësshëm ndaj këtij procesi, duke shtuar se është e domësdosmshme të kemi prova të bësueshme dhe të qartë për cdo akuzë. Qasja selektive dhe emërimi i gjyqtarëve të përshtatshëm politikisht përbën një kërcënim të madh për drejtësinë dhe mund të çojë në keqpërdorimin e procesit, tha Markoviq. /tvklan.mk/