Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk është një destinacion, por rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.

“Të dashur vëllezër e motra bashkëatdhetarë,

Ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.

Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.

Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve! 🇦🇱👐” shkruan Ahmeti në urimin e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share