Osmani: 28 Nëntori- kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.

Ajo thotë se kjo datë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë dhe krenarë.

Më tutje, Osmani në Facebook shkruan se 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share