20 persona janë arrestuar në operacionin policor kundër bizneseve “Call Center” që u zhvillua në disa lokacione në Kosovë.
Autoritetet e sigurisë kanë konfiskuar 120 mijë euro para të gatshme.
Policia e Kosovës dhe ajo gjermane, i kanë kontrolluar 14 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.
Personat e arrestuar në operacionin e Drejtorisë për Hetimin e Kriimeve Kibernetike dhe Prokurorisë Speciale, dyshohen se kanë kryer veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova tjera relevante:
· Vetura të ndryshme, pesë;
· Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme;
· Rreth 30 kompjuter;
· Rreth 30 telefona;
· Pajisje memorizuese;
· Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.
“Në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policor (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika-vendi i ngjarjes). Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policor. Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv