Disa klube të Serie A e mbështesin Del Pieron në garë për president të FIGC

Sipas La Repubblica, Alessandro Del Piero ka marrë ‘disa telefonata’ edhe nga klubet e Serie A, të cilët kanë deklaruar disponueshmërinë e tyre për ta mbështetur kandidatuarë e ish futbollistit të njohur për president të FIGC.

Legjenda italiane Alessandro Del Piero mund të kandidojë për president të FIGC-së vitin e ardhshëm dhe sipas La Repubblica, ish-sulmuesi ka marrë telefonata nga klubet e Serie A ditët e fundit.

Presidenti aktual i FIGC, Gabriele Gravina do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2025, por Del Piero ende nuk e ka konfirmuar – apo mohuar – nëse ai do të jetë një nga kandidatët.

La Repubblica, megjithatë, raporton se Del Piero ‘nuk ka thënë jo’ dhe së shpejti mund të flasë për këtë çështje në televizionet italiane.

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka përsëritur se klubet e Serisë A duhet të bien dakord për një kandidat. Sipas Repubblica, Del Piero potencialisht mund të bashkojë skuadrat kryesore, si dhe grupet dhe delegatët e tjerë që do të votojnë në shkurt 2025.

Asambleja e FIGC përbëhet nga klube nga Seria A, Serie B, Lega Pro dhe Lega Nazionale Dilettanti, plus 52 sportistë, 26 trajnerë dhe nëntë përfaqësues gjyqtarësh.

Janë 276 delegatë dhe presidenti i ri zgjidhet nëse merr 50 për qind plus një votë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share