Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Sot janë bërë pesë vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personave, dukë lënë me qindra e mijëra të tjerë pa banesa.

Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë, shkruan Klankosova.tv.

Dy nga zonat më të goditura nga tërmeti ishin Durrësi dhe Thumana, ku poashtu aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019-të shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share