Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u ka kërkuar bizneseve të përgatiten për një ‘skenar lufte’ dhe të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të jenë më pak të prekshëm ndaj shantazheve nga vende të tilla si Rusia dhe Kina.“Ne duhet të sigurohemi që të gjitha shërbimet dhe mallrat thelbësore të mund të ofrohen pa marrë parasysh çfarë ndodh”, tha kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali holandez Rob Bauer.“Ne po shohim rritje të numrit të akteve të sabotimit dhe Evropa e ka parë këtë edhe me furnizimin me energji”, vazhdoi Bauer, shkruan Reuters.“Ne menduam se kishim një marrëveshje me Gazpromin, por në fakt kishim një marrëveshje me Putinin. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për infrastrukturën dhe mallrat në pronësi kineze. Ne në fakt kemi një marrëveshje me Xi Jinping”, përfundoi ai.Bëhet e ditur se Bauer vuri në dukje varësinë perëndimore nga furnizimet nga Kina, me 60% të të gjitha materialeve të prodhuara dhe 90% të përpunuara atje.Ai tha se përbërësit kimikë për qetësuesit, antibiotikët, anti-inflamatorët dhe ilaçet e presionit të ulët të gjakut vijnë gjithashtu nga Kina.“Ne jemi naivë nëse mendojmë se Partia Komuniste nuk do ta përdorë kurrë atë fuqi. Udhëheqësit e biznesit në Evropë dhe Amerikë duhet të kuptojnë se vendimet tregtare që ata marrin kanë pasoja strategjike për sigurinë e kombit të tyre”, theksoi admirali.“Bizneset duhet të përgatiten për një skenar të kohës së luftës dhe të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes në përputhje me rrethanat. Sepse ndërsa ushtria fiton betejat, ekonomia fiton luftërat”. /Telegrafi
Lexo gjithashtu
Serwer: Zbutja e Serbisë nuk po funksionon, SHBA-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj ambicieve irredentiste të Vuçiqit
Profesori amerikan Daniel Serwer, njohës i thellë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka folur ndaj masave të fundit…
17.09.24 16:52
Ndërprerja e udhëtimeve në Francë do të zgjasë gjithë fundjavën
Kompania kombëtare hekurudhore franceze ka paralajmëruar se ndërprerja e udhëtimeve nga akti i sabotimit të së premtes mund…
27.07.24 13:58
Turqi: Gjyshi dhe mbesa ribashkohen pas tërmetit
301 fëmijë janë raportuar të zhdukur ndërsa 170 fëmijë janë ritakuar me të afërmit Tërmeti shkatrrimtar në Turqi…
02.03.23 16:44