Në dhjetor pritet takimi i radhës ndërmjet palës kosovare edhe asaj serbe në Bruksel ka bërë të ditur emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai ka njoftuar se ky takim do të jetë në nivel kryenegociatorësh.
Lajcak në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.
“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme” – tha Lajçak.
Opozita nuk pret rezultat nga ky takim.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizijes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila ka hedhur kritika ndaj Brukselit dhe palës serbe për mungesën e suksesit deri tash në dialog.
Shpreson për një dinamikë tjetër në këtë proces pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 tetor.