Rasti Vanja/ Keshishov ndryshon deklaratën me shkrim – Palevski më detyroi ta shkruaj!

Avokati i Vlatko Keshishev sot ka kërkuar sqarim për deklaratën që i pandehuri Keshishev e ka dorëzuar në gjykatë në seancën e kaluar.

Sot, Keshishev tha se i akuzuari i parë, Ljupço Palevski, ia ka dhënë deklaratën derisa ishin vetëm në një veturë të policisë dhe i ka thënë që ta kopjojë dhe ta nënshkruajë.

– Deklarata nuk është e imja, më dhanë një fletë për ta kopjuar dhe nënshkruar – tha Keshishev. 

– Kush të dha? – pyeti avokati.

– Palço – tha Keshishev.

– Pse shkrove? – pyeti avokati.

– Nga frika e Palços – tha Keshishev.

Ai shpjegoi se Palço ia ka dhënë letrën gjatë transportit nga gjykata.

– Të kanë transportuar vetëm, bashkë? – pyeti avokati. 

– Dy herë ishim bashkë në furgon – tha Keshishev.

Gjykatësi Ivica Stefanovski i tha Keshishevit se këtë do të mund ta thotë më vonë gjatë mbrojtjes së tij.

Në seancën e mbajtur më 20 nëntor, i akuzuari Vlatko Keshishev tërhoqi deklaratën e tij se Ljupço Palevski ka qenë i pranishëm gjatë vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Keshishev në deklaratën që ka dorëzuar përmes burgut në gjykatë ka thënë se Velibor Manev u ka bërë presion për të thënë se Palço ka qenë organizator dhe se ka qëlluar. Manev dyshohet se e kërcënoi atë dhe Boren se do të rrihnin nëse nuk e thoshin këtë.

Ndëkaq para fillimit të seancës gjyyqësore sot prokurorja e rastit tha se deklarata me shkrim e Vlatko Keshishev në të cilën ai pretendon se Ljupço Palevski-Palco nuk ka qenë i pranishëm gjatë vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit në këtë fazë të procedurës nuk ka vlerë dëshmuese.

“Deklarata e të pandehurit Keshishov në këtë fazë të procedurës nuk ka vlerë dëshmuese sepse sipas dispozitave të Ligjit për procedurë penale, ai dhe të gjithë të pandehurit e tjerë do të japin dëshminë e tyre në përfundim të procedurës, e cila do të objekt shqyrtimi, si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja”,

E pyetur nëse kanë prova materiale që Palço është autori i vrasjes, Krstevska u përgjigj:

“Kemi, kemi prova të mjaftueshme”.

 Para saj deklaratë dha prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska, e cila  tha se deri më tani procedura është duke ecur me dinamikë të mirë, dëshmitarët thirren rregullisht dhe nuk ka zvarritje të panevojshme të seancave. Ajo tha se Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se për çfarë akuzohen të pandehurit tha ajo. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share