Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah janë shumë pranë marrëveshjes së armëpushimit. Kështu shkruan prestigjiozja CNN duke ju referuar burimeve të veta.
Më shumë se 3 mijë persona janë vrarë nga sulmet izraelite që prej Shtatorit.
Sipas CNN, marrëveshja e armëpushimit është shumë pranë, megjithëse ende nuk është formalizuar plotësisht.
“Po punojmë në këtë drejtim, por ka ende disa çështje që duhen trajtuar”, tha për CNN një zëdhënës i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Gjatë ditëve të fundit, Hezbollahu ka shqyrtuar propozimin amerikano-izraelit për një armëpushim 60-ditor. Disa analistë dhe ekspertë sigurie e shohin si shpresën e një armëpushimi të qëndrueshëm, nëse palët bien dakord.
Në Shtator, Izraeli nisi ofensivë të madhe në Liban ndaj anëtarëve të Hezbollahut, duke vrarë dhe drejtuesin e saj.
Nga ana tjetër, edhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani, ka lëshuar raketa drejt territorit izraelit.
Tashmë palët duket se janë më afër se kurrë një armëpushimi pas luftimeve intensive.
/tvklan.al