Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kremtimit të Ditës së Forcës, në ceremoninë që do të mbahet më 27 nëntor, raporton Ekonomia Online.
Nga kjo ministri ftohen të gjithë qytetarët se nga ora 10.00, mund të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në këtë ditë të shënuar, forcat ushtarake të FSK-së do të demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme edhe me aktivitete tjera.“Të nderuar qytetarë, ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në njoftim/ftesë nga FSK-ja.