Në 10-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Besa, lideri i kësaj partie, Bilall Kasami tha se, prioritet i tyre mbetet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve.
“Në periudhën që vjen, prioritet i yni mbetet anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në barazi të plotë kushtetuese, juridike me maqedonasit dhe sigurisht se të barabartë të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Kasami.