Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhet sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka mbajtur sot Konventën për prezantimin e programit dhe kandidatët për deputetë, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në fillim të fjalës së tij, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se sot, jemi të lirë dhe mblidhemi në tubime si ky, falë sakrificës së dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Prandaj, lë të kujtojme e nderojmë ata që me sakfrificën e tyre sollën lirinë: dëshmorët, invalidet e veteranët. Le të kujtojmë, ata që vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë të paguajnë çmimin e lirisë, themeluesit e shtetit të Kosovës, Bacën Jakup e të tjerët. Le të kujtojmë e nderojmë UÇK-në”.

“E kemi parë që këto vitet e fundit, fatkeqësisht, vlerat më sublime të lirisë së vendit janë përbuzuar, dhe me këtë, jemi dëshmitarë që liria jonë ëshë kufizuar, sepse atakimi i vlerave të lirisë redukton lirinë. Prandaj, jemi sot këtu, që këto vlera t’i rikthejmë aty ku e kanë vendin, në tempullin e demokracise së vendit tonë, në Kuvendin e Kosovës, sepse sa më shumë ushtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së në institucione aq më shumë liri për Kosovën, aq më shumë pavarësi për Kosovën, aq më shumë sovranitet për Kosovën”.

Këta arroganta në pushtet, kanë mbjellë urrejtje dhe krijuar pëçarje në shoqërinë tonë

Kreu i Nismës, Limaj, ka akuzuar pushtetin aktual se kanë krijuar përçarje në shoqëri, duke mohuar të arriturat e mëdha të Kosovës.

“Më lejoni të ju pyes, si ka mundësi, që një pushtetar aktual, rrugës nga Prishtina për në Prizren, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në makina lluksi, me xhipa të zi e mbrojtje të afërt të thotë që ‘Kosova është shkatërruar’ se këtu “nuk ka ndodhur asgjë në 20 vite”. A nuk është kjo marrëzi”?!

Sikur kjo të mos mjaftonte, këta arroganta në pushtet, për vite me rradhë kanë mbjellë urrejtje në shoqërinë tonë, kanë krijuar përçarje, duke tentuar që të marrin në krah ‘flamurin e patriotizmit’, e kush, ata që kanë kundërshtuar çdo proces që ka sjellë lirinë dhe pavarsinë e vendit”, ka vazhduar Limaj.

“E mira e gjithë kësaj është, pjekuria e shoqërisë sonë, vlera që është krijuar me shumë mund në këtë vend, atë që këta, me gjithë përpjekjet nuk ia arritën ta prishin, vlerën që na bashkon ne me miqtë e aleatët, ata që na ndihmuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit”.

Limaj: Kosova nën sanksione, shkaku i neglizhencës, naivitetit e arrogancës së kësaj qeverie

Ne, do t’i largojmë sanksionet ndërkombëtare që për shkak të neglizhencës, naivitetit e arrogancës së kësaj qeverie, i janë vendosur Kosovës. Ne do ta kthejmë vendin drejt integrimeve euro-atlantike, duke rikthyer partneritet me vendet mike, në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Ne, do të investojmë në institucionet e sigurisë së vendit, duke zhvilluar më tej Ushtrinë e Policinë tonë, si shtyllat kryesore të shtetit tonë. Por jo vetëm, ne do të rikthejmë strukturat e tjera të sigurisë në rrugën e duhur, rrugën drejt shërbimit ndaj shtetit dhe jo individit apo partisë”.

“Me ne, Policia do të ketë ligjin për pensionimin e parakohshëm. Policët do të kenë paga të dinjitetshme, dhe do të paguhet rrezikshmëria, e cila padrejtësisht u është larguar gjatë këtij mandati”.

Haradinaj: Fatmir, po më doket era fitore po vjen!

 

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma – Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E30, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se koalicioni përbëhet nga figura të dëshmuara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e lavdishme të Kosovës, dhe është opsioni i vetëm ta bërë realitet një Kosovë Fituese, ëndërr e shumë gjeneratave.

Ai tha koalicion garanton anëtarësimin e vendit në NATO.

“Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes planit aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet e tjera të jetës. Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë”, tha Haradinaj.

Kryetar, Fatmir, po më doket era fitore po vjen”, u shpreh Haradinaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share