Qindra paralajmërime dhe alarme për përmbytjet mbeten në fuqi në të gjithë Anglinë ndërsa stuhia “Bert” vijon në shumë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një numër shtëpish u përmbytën në qarqet Doën dhe Tyrone në Irlandën e Veriut. Në Denbighshire, në Uellsin verior 10 persona mes tyre pesë fëmijë u shpëtuan nga autoritetet pas rrëshqitjeve të dherave.
Alarmi i verdhë është vendosur për pjesët perëndimore të Skocisë dhe Uellsit, Anglinë juglindore dhe Irlandën e Veriut. Stuhia “Bert” ka shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe shtëpive dhe ka çuar në ndërprerje të energjisë elektrike. Më shumë se 60,000 familje kanë mbetur pa energji në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe shkak për këtë janë bërë erërat e forta, ku më së shumti janë prekur perëndimi dhe veriperëndimi i vendit.
Udhëtimet janë ndërprerë si pasojë e motit të keq. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerzve që të shmangin lëvizjet, ndërsa kanë mbyllur gjithashtu edhe disa autostrada për shkak të borës dhe ngricave.
Klan News