Djegia e veturës së zyrtarit socialdemokrat/ LSDM: Të hetohet nëse sulmi është politikisht i motivuar!

LSDM-ja ashpër ka dënuar, sic thonë, aktin vandal të djegies së automjetit të Kryetarit të Organizatës Komunale të Krivogashtanit, Antonio Simonoski. Socialdemokratët kërkojnë nga MPB-ja dhe institucione tjera kompetente që të zbardhin rastin dhe të konstatojnë nëse ky sulm është politikisht i motivuar.

“Qartazi shihet se paaftësia e MPB-së dhe partizimi që ndodh nëpër institucione, i inkurajon kriminelët. Gjatë periudhës së kaluar pati një sërë incidentesh me automjete të djegura madje edhe të policëve. Duhet të ketë përgjegjësi. Është e papranueshme kjo dhunë që nis të mbretërojë nëpër rrugë vetëm për shkak të paaftësisë së MPB-së për të garantuar sigurinë e qytetarëve” – thuhet në reagimin e LSDM-së.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share