Osmani: “VREDI” dikur nxirrnin zjarr kundër meje kundër Ballkanit të Hapur, sot po shijojnë verërat në Beograd!

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski krahas presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sot mori pjesë në panairin e verërave në Beograd, ne kuadër të Ballkanit të Hapur.

Për këtë ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani shkruan se dikur nga kjo qeveri aktuale akuzonin Osmanin për Ballkanin e Hapur, teksa sot kryeministri i vendit merr pjesë në këto ngjarje.

Osmani shkruan se kjo politikë është teatër dhe pa etikë.

 

Reagimi i plotë:

 

E mbani mend zjarrin që dilte nga gojët e VREDI vetëm para disa muajsh kundër meje, kundër nesh, për Ballkanin e Hapur?

E gjithë ekzistenca e tyre politike dukej sikur ndërrtohej mbi këtë temë.

E sot, i sheh duke shijuar verërat e Ballkanit të Hapur në Beograd.

Çka janë këta njerëz?

Çka është kjo politikë ku nuk ka as etikën më bazike?

E di që politika jo rrallë herë eshtë e pandershme, por këta kanë shpikur nivele të reja të mashtrimit, hipokrizisë, dhe manipulimit.

Kjo nuk është politikë – është një teatër i shëmtuar i manipulimit.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share