Janë bërë disa ndryshime në Bordin Mbikëqyrës të Fondit për sigurim të depozitave në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se nga pozita e anëtarit të Bordit janë shkarkuar Nita Ajrullai dhe Laura Ajdini, ndërkaq në vend të tyre janë emëruar Tanja Kostova dhe Mare Srezovska.
Pra, dy anëtare shqiptare janë zëvendëdësuar me dy maqedonase.
E pa ndryshueshme mbetet vetëm Suzana Peneva e cila do të vazhdojë të qëndrojë si anëtare.