Për paritë shqiptare në pushtet nga kolicioni VLEN deklarat e kryeministrit të Kosovës janë të sakta. Ata kanë vazhduar të akuzojnë BDI se është fajtore se nuk ka miratuar ligjë për gjuhën shqipe dhe se nuk kanë arritur të heqin 20% .
“Kryeministri Kurti dje gjatë konferencs për shtyp të përbashkët e tha një të vërtetë, Ligji aktual është ligj për përdorim e gjuhëve nuk eshte ligj për gjuhën shiqpe në anën tjetër qeverisja paraprake në fillim të vitit gjatë kohë sa Telat Xhaferi ishte kryeministër teknik solli ligj për promovimin dhe ruajtjen, kultivimin e gjuhës maqedonase, në një kohë kur kryeministri është shqiptarë gjysma e kabinetit qeveritar është shqiptare ata sollën ligj për gjuhën maqedone dhe asnjëher nuk u r anë mend të rregullojnë as cështjen e 20%”, shpehet Arben Fetai nga VLEN.
Fetahi ka premtuar se në monmentin e parë që hapet kushteta, VLEN do të bëj përpjekje maksimale dhe do të heq 20%.
“Në momentin e parë që hapet kushtetuta, do bëjmë përpjekje maksimale që të menjanohet definicioni 20% I gjuhës shqipe, ndërkohë që punojmë në baza ditore si ekzekutiv me agjencinë për gjuhët me inspektoratin në mënyrë që të sigurohet zbatimi I ligjit aktual, ligjit egzistues për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi ai.
VLEN gjithashtu e sheh fajtor BDI-në edhe për heqjen e balansuesit duuke vazhar të premtojnë se do të sjellin ligjë të ri për të rregulluar cështjen e përfaqësimit të shqioptarëve në institucionet shtetërore. /tvklan.mk