Diana Tahiri ka bërë mbrëmë (e hënë) një rrëfim emocionues mbi jetën e saj.
Ajo ka treguar shumë të pathëna nga e kaluara, përfshirë një aksident që i ndodhi në vitin 2015.
E veç kësaj, banorja u surprizua nga motra e saj, e cila erdhi enkas për të nga Norvegjia.
E njëjta ia kumtoi lajmin se babai i tyre ka përjetuar një sulm dhe se ndodhet në spital.
I kërkoi po ashtu që ta linte shtëpinë dhe të qëndronte me pjesën tjetër të familjes.
Diana nuk mori një vendim dhe tha se duhet të flasë me të atin e pastaj të vendos.
Megjithatë, vizita e motrës ngjalli shumë dyshime e mes tjerash u tha se mori një mesazh përmes një faculete që mbante në duar.
Tahiri nuk e pranoi një gjë të tillë dhe u shpreh se nuk kishte ndonjë mesazh.