Zekolli: Mickoski dhe Kurti erdhën në pushtet falë një politike shumë radikale!

Ish-ambasadori Arsim Zekolli në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia komentoi mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare RMV-Kosovë.

Zekolli tha se takimë të tilla janë të mirpritura gjithmonë.

“Në parim keto mbledhje janë gjithmonë për tu përshëndetur. Dialogjet janë më mirë se monologu, ndaj edhe ky takim nuk dalloi shumë edhe nga takimet e të kaluarës, besoj që keto takime duhet të vazhdohen. Keto takime kanë vetëm një qëllim kryesor, që të relaksojnë situatat që janë disi të tensionuara”, tha Zekolli.

Ai shtoi se Mickoski dhe Kurti dallojnë në politikë, mirëpo erdhen në pushtet dalë një politike radikale.

“Mickoski dhe Kurti dallojnë shumë edhe në aspektin politik, të dy janë në pushtet falë një politike shumë radikale. Jo vetëm Shkupi dhe Prishtina mirëpo gjithë rajoni janë në një rrafsh të politikës, atë të politikës së Berlinit apo SHBA-ve ndërsa Mickoski dhe Kurti vetëm se po përshtaten dhe zbatojnë atë që duhet. Me Mickoskin Kurti ka të njejtin qëndrim, ti zot në shtëpinë tëndë, unë në shtepinë timë, ndersa Kosovë dhe Shqipëri nuk e kanë të njejtin qëndrim, sepse ende nuk dihet kush është i zoti i shtëpisë për shqiptarët e kush ndihmësi”, tha Zekolli. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share