Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe homologut të tij maqedonas, Pançe Toshkovski, njofton Klankosova.tv.

E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministres së Energjisë, Minierave Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozinovska, nënshkruan momerandumin e radhës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj maqedonase, Vesna Janevska nënshkruan edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet dy vendeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share