Izraeli vret 8 mjekë në Liban

Tetë mjekë që po shpërndanin furnizime mjekësore humbën jetën në një sulm izraelit në Liban.

Forcat izraelite bombarduan sërish veriun e Gazës, ku u regjistruan katër viktima. Ekuipazhet e mbrojtjes civile dhe mjekët janë ndaluar të hyjnë në zonën e rrethuar për më shumë se 40 ditë.

Më herët Papa Françesku kërkoi që të hetohet nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza përbën një genocid të popullit palestinez. Ati i Shenjtë u shpreh se disa ekspertë ndërkombëtarë thonë se ajo që po ndodh në Gaza ka karakteristikat e një genocidi.

Ndërkaq zyrtari i SHBA-së që mbikëqyr bisedimet për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut do të vizitojë Bejrutin të martën.

Propozimi i ri i armëpushimit i SHBA iu dorëzua javën e kaluar kryetarit të parlamentit libanez Nabih Berri, i cili është miratuar nga Hezbollahu.

Nga ana tjetër kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se do t’u sugjeronte anëtarëve të bllokut që BE të ndalonte dialogun politik me Izraelin duke përmendur shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut në luftën në Gaza.

“Shumë njerëz u përpoqën të ndalonin luftën në Gaza, kjo nuk ka ndodhur ende. Dhe unë nuk shoh një fund në horizont. Kjo është arsyeja pse ne duhet të ushtrojmë presion mbi qeverinë izraelite, dhe gjithashtu, padyshim mbi Hamasin”, u tha Josep Borrell gazetarëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share