Maqedonia dhe Kosova në vitin 2023 kanë firmosur marrëveshje për kalime të përbashketa kufitare

Mbledhja e parë med dy qeverivë të Maqedonisë së Veriur dhe Kosovës është mbajtur më 16 shtator të vitit 2021 ku kryeministrat e athershëm Zoran Zaev dhe Albin Kurti kishin firmosur edhe disa marrëveshjeve dhe memorandume midis dy qeverive.
Gjatë kësaj mbledhje u firmosën 11 marrëveshje .

Pavarsishtë kësaj VLEN sot me pomozitet njoftoi se në Prishtinë do të firmoset protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në
Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar
qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona, duke harruar se një marrëveshje e tiullë tani më është ratifikuar edhe nga parlamenti I Republikës së Maqedonisë së Veiurt me 22 dhjetor të vitit 2023.

Klan Maqedoni ka siguruar edhe dokumentin I cili e konfirmon këtë.

Dokumenti mbanë datën 22 dhejtor të vitit 2023 të firmosuur nga kryetari I athershëm I [parlamentit Talat Xhaferi. Titulli I ligjit është:

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për pika të përbashkëta kufitare Bllacë-Elez Hanë dhe Jazhincë Gllobocishtë

Në nenin 1 të këtij ligji thuhet :

Ratifikohet marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Verit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për pika të përbashkëta kufitare “Bllacë – Elez Han” dhe “ Jazhincë – Gllobocishtë”, I firmosur në Prishtinë më datë 18 shtator të vitit 2023.

Por nga VLEN thonë se mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv.

Me VLEN në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte, Albin Kurti. Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në
Prishtinë!

Kujtojmë se Qeveria e re e kryesuar nga VMRO DPMNE dhe VLEN mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive e kishte me atë të Serbisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share