Kurti reagon rreth doracakëve për Edukimin Seksual: Kemi qenë cak i një fushate të egër propaganduese

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ai iu drejtua me një mesazh prindërve.

Kurti tha se këto ditë qeveria ka qenë cak i një fushate të egër propaganduese, duke krijuar manipulime dhe kauza të paqena.

Kreu i ekzekutivit theksoi se në fund u kuptua se i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK, e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK, dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023.

“Të pa interesuar për të vërtetën e plotë dhe për kritikën në shërbim të përmirësimit dhe përparimit, përfaqësues të partive politike, pretendentë për të qenë parti politike, e komentatorë që mbase synojnë politikën, iu rrekën sulmeve ndaj qeverisë duke u paraqitur si kinse gardian të familjes. Çdo pretendim i tyre, doli të jetë i pavërtetë. Doracakët në fjalë, asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë, as tekste shkollore, as lëndë obligative, as tekst obligativ apo tekst për nxënës”, tha Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share