Komuna e Sarajit thirrje Taravarit: Vendoseni në funksion Poliklinikën në Saraj!

Komuna e Sarajit u ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrit Arben Taravari që të vënë në funksion Poliklinikën në Saraj. Shprehin shqetësime se me mijëra qytetarë të Sarajit mbeten pa përkujdesje mjekësore.

“Pas 10 muajve nga hapja solemne dhe vënia në funksion të Poliklinikës në Saraj, e njëjta nuk ka arritur ende të funksionojë me rregull, ashtu siç është paraparë që të jetë në shërbim të banorëve të Komunës sonë” – tha u.d Kryetari i Komunës së Sarajit, Ilas Veseli.

Në kuadër të Poliklinikës është paraparë të funksionojnë këto reparte; Ambulanca ditore, stomatologjia, pediatria, laboratoria, dhomë rentgeni dhe farmacia, por për momentin, sic u tha, disa nga repartet funksionojnë pjesërisht kurse disa të tjerë nuk funksionojnë fare.

Nga Komuna e Sarajit me disa pyetje publike u janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrit Arben Taravari.

“Pse qytetarët e Sarajit nuk mund të marrin shërbime të plota mjekësore dhe ky institucion nuk funksionon me orar dhe kapacitet të plotë? Pse edhe ato shërbime të vogla që jepen nga Poliklinika kryesisht kryhen nga motrat medicinale e jo mjekët që janë të punësuar? Pse mjekët që janë të puënsuar në këtë institucion nuk vijnë në rregull në punë dhe vetëm paraqiten në bazë të nevojave edhe pse duhet të jenë të pranishëm me orar të plotë cdo ditë? Pse Poliklinika nuk funksionon vetëm në bazë të termineve dhe jo me orar të plotë ashtu sic është paraparë të funksionojë? Pse të punësuarit i kthejnë prapa dhe nuk u kryejnë shërbime qytetarëve të cilët I drejtohen këtij institucioni shëndetësor? Pse ende nuk funksionojnë aspak repartet e pediatrisë dhe farmacisë dhe ndërrimi i natës? Pse ende nuk është vazhduar me pajisjet dhe ekipimin e këtij institucioni?” –  tha u.d Kryetari i Komunës së Sarajit, Ilas Veseli. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share