Ylli i Barçës befason të gjithë me deklaratën e tij – thotë se i ka humbur dashuria për futbollin

Përgjatë viteve të fundit, Jules Kounde është shndërruar në njërin prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botën e futbollit, kjo përkundër faktit që ai është me pozitë natyrale mbrojtës qendror.

Ai u detyrua që të ndryshojë pozitën e tij nën urdhrat e ish-trajnerit të tij Xavi Hernandez, por tashmë duket se është mësuar me të.

“Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se ne kemi kriteret dhe qëllimet tona brenda lojës. Unë jam ai që e di më së miri se çfarë jam në gjendje të bëjë në fushë. Në rastin tim, kur luaj mbrojtës i djathtë gjykohem për gjëra që nuk janë pika ime e fortë”.

“E kuptoj se kam ndryshuar pozitat dhe kjo kërkon gjëra të tjera. Unë po punoj për këtë”, ka thënë fillimisht Kounde.

Kounde gjithashtu ka folur për ndjesitë e të qenurit futbollist profesionist. Ai ka pranuar se ka filluar ta humbasë gradualisht dashurinë që kishte për futbollin gjatë viteve të fundit, pasi interesa të tjera kanë hyrë në jetën e tij.

“Është e vështirë sepse kam shumë interesa. Dua që familja ime të jetë e sigurt. Gjithashtu do të doja t’i ndihmoja të tjerët”.

“Nuk e shoh veten si trajner, por i shoh raportet trajner-lojtar si shumë interesant, ka shumë stres. Të jesh një trajner është diçka e komplikuar”.

“Do t’iu gënjeja nëse do të thosha se e dua futbollin njësoj siç bëja më herët. Dikur kjo ishte karriera ime, tani është thjeshtë një punë. Kur fillova, jeta ime jashtë fushës ishte në plan të dytë”, përfundoi francezi./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share