Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës, njofton Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Fuqia e tërmetit, sipas informacioneve fillestare, është tre gradë sipas shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit është 16 kilometra në juglindje të Bosilovës dhe ka ndodhur në një thellësi prej tetë kilometrash.