Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov është ulur në tavolinë së bashku me ekspertët për të debatuar lidhur me atë nëse duhet ose jo ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor.
Në debatin e parë publik nga katër që ka organizuar ministria e Drejtësisë, Fillkov u shpreh se ndryshimet janë të nevojshme sepse “funksionaliteti i këshillit gjyqësor është vënë në pikëpyetje në disa raste”.
Ministri tha se propozimet e ministrisë do t’i publikojnë pasi të dëgjojnë mendimet e ekspertëve.
“Është e nevojshme që sot ta dëgjojmë mendimin e ekspertëve veçanërisht në propozimet që lidhen procedurën disciplinore, procedurën e ankesave, procedurën për emrime dhe shkarkime po edhe në disa pjesë të tjera të ligjit.Të krijojmë sistem gjyqësorë të pavarurdhe efikase të cilës qytetarët do ti besojnë dhe në vendimet e të cilit nuk do të dyshojnë”, tha Filkov.
Se mendimet e ekspertëve duhet të dëgjohen e thotë edhe kryetarja e këshillit gjyqësorë, Vesna Dameva.
“Shpresoj që në bazë të të githa propozimeve të personave kompetent dhe ekspertëve do të përgatitet një ligj kualitativ që do të jetë edhe në përputhje me komisionin vlerësues”, deklaroi Dameva.
Reformat në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë kanë qenë pjesë e agjendës së qeverisë që në fillim të mandatit, por në vend të shpërbërjes, siç ishte paralajmëruar, do të pasojnë ndryshime ligjore. /tvklan.mk