LARGIMI I 15 PJESËTARËVE TË MPB -SË NGA PUNA
Në mesin e 15 pjestarëve të MPB-së që u larguan nga puna pjesa më e madhe janë ish bashkëpuntorët e parë të ministrit të mëparshëm Oliver Spaspovski. Sic mëson Klan Maqedoni në mesin e tyre janë Oliver Lukarevski shef i krim policise , Veton Kranli shef I departamentit për krim të organizuar si dhe Gjoko Kotevski ndihmës ministër I brendshëm.
Për zhvilimet e fundit në MPB sot ka reaguar ish ministri, Oliver Spasovski, i cili ka thënë se ministri aktual Diskriminimi nuk po bëhët në baza politike por po ndëshkohen njerëz që kanë mbajtur pozita të larta gjatë kohës derisa ai ishte ministër.
E shohim qasjen klasike të partizimit të VMRO-DPMNE-së, po bëhet diskriminimi jo në baza politike sepse policët nuk mund të jenë anëtarë të partive politike, por diskriminim bëhet vetëm për shkak të pozitave që kanë mbajtur dhe kohës që kanë mbajtur ato pozita. I vetmi shpjegim logjik i kësaj situate është mbulimi i incidentit me bombën në Keramidnicë, në të njejtën ditë të bupblikohet një lajmë tjetër. Absolutisht nuk lejohet që këta njerëz të poshtërohen, edhe pse deri më tani nuk kanë qenë të dënuar apo me ndonjë proceduar disiplinore, të gjithë kanë certifikata, disa prej tyre kanë edhe certifikata të NATO-s dhe e kanë kryer punën e tyre me ndërgjegje, ndershmëri dhe përgjegjësi. Është e papranueshme që në këtë mënyrë të ushtrohet presion i tillë dhe të mbjellësh frikë tek të gjithë punonjësit e MPB-së përmes rasteve të tilla. /tvklan.mk/