2380 euro llogaritet se është çmimi mesatar për metër katror për një banesë në qendër të Prishtinës. Në pjesët tjera të kryeqytetit çmimi varion nga 2213 mijë euro mesatarja, e më poshtë.
Kjo sipas një grafikoni të publikuar nga hulumtuesi Endrit Pllashniku, i cili thotë se të dhënat janë mbledhur nga platformat e real estate-ve në Kosovës dhe përfaqësojnë çmimet e kërkuara nga shitësit.
Sipas këtyre të dhënave gjysma e të gjitha banesave të listuara për shitje kanë çmimin mbi 1250 euro për m2.
“Nëse jeni duke hulumtu tregun për blerje të banesës në Prishtinë, ja një pasqyrë e çmimeve mesatare për m² (përjashtuar penthouse) në disa nga lagjet kryesore të Prishtinës!
Të dhënat janë mbledhur nga platformat e real estate-it në Kosovë dhe përfaqësojnë çmimet e kërkuara nga shitësit. Në gjithë qytetin, çmimi mesatar i ponderuar për m² është €1367, ndërsa mediana e çmimit është €1250, që do të thotë se gjysma e të gjitha banesave të listuara për shitje kanë çmimin mbi €1250 për m2”, ka shkruar ai teksa ka publikuar edhe grafikonin me çmimet aktuale.
Në analizë nuk janë të përfshirë banesat e tipit pent-house. /Reporteri.net/