Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Vullnetit dhe Rovenës.
Gazetari i është drejtuar këngëtares se mënyra se si ajo e shpreh dashurinë ndaj prindërve është patetike.
Rovena nuk hezitoi t’ia kthente menjëherë teksa përmendi një deklaratë të tij për familjen.
“Duhet ta shpreh si ti që thua s’dua të më vije asnjë person i familjes”, ka thënë Rovena, derisa ka shtuar se i vjen keq, që sipas saj, Vullnetit i mungon dashuria.
“Jo valla nuk më mungon dashuria, full dashuri kam, po unë nuk e shfrytëzojë dashurinë e nënës e babait, për të dalë patetik”, tha tutje Krasniqi.
Pas gjithë këtij sherri, artistja filloi të qante dhe u largua nga oborri ku po qëndronte me të tjerët pasi u prek nga fjalët e Vullnetit. /Telegrafi/