Po i lani xhinset gabimisht! CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

Charles Bergh, CEO i Levi Strauss, e ka pranuar se nuk i ka larë xhinset e tij për një dekadë, duke argumentuar se kjo është mënyra më e mirë për t’u kujdesur për xhinset tuaja.

“Unë kurrë nuk i vendos xhinset e mia në makinë larëse”, tha ai më parë për CNBC, duke shpjeguar se pasi pastrimi i tyre kërkon sasi të mëdha uji.

Megjithatë, ai sqaroi se pantallonat e tij nuk janë të pista, dhe nëse bëhen me njollë ai i pastron ato lehtasi.

Sidoqoftë, ai vuri në dukje që njerëzit nuk duhet t’i vendosin xhinset në makinë, nëse i kanë veshur vetëm një herë.

Në vend të kësaj, ai hyn në dush plotësisht me rroba për t’i pastruar ato.

“Nëse vërtet zhyten shumë, ose i kam djersitur atëherë i pastrojë gjatë dushit”, vazhdoi ai tutje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share