Sjellje huligane! Rusja e dehur sulmon në aeroplan stjuardesin, nuk i mjafton kjo, i vërsulet edhe policit

Një ruse e dehur ka goditur stjuardesën para syve të vajzës së saj dhe më pas iu vërsul edhe një polici.

Gjithçka ndodhi derisa ishin në fluturake, ku para shumë pasagjerëve sulmoi stjuardesin gjatë fluturimit nga Moska në Surgut.

Ajo është filmuar duke sulmuar edhe zyrtarin policor që reagoi duke e arrestuar, veprim ky që e inatosi edhe më shumë rusen që filloi të bëjë gjeste të pahijshme.

Gruaja që nuk është identifikuar po kthehej nga pushimet me vajzën e saj, kur përleshja filloi në fluturake.

Sipas autoriteteve ruse, ajo ishte nën ndikim të alkoolit dhe përdori gjuhë fyese ndaj stjuardesat.

Ajo po akuzohet tani për huliganizëm, shkelje të rregullave të transportit ajror dhe dështoi të frenohet nga këto veprime para vajzës së saj. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share