SHBA: Izraeli nuk ka shkelur ligjin kundër bllokimit të ndihmës në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Izraeli nuk ka shkelur ligjet amerikane për bllokimin e furnizimeve me ndihma pas një afati 30-ditor që i dha shtetit izraelit për të rritur aksesin e ndihmave humanitare në Gaza Në të kundërt, Izraeli rrezikonte të humbiste disa ndihma ushtarake nga Amerika.

Zyrtarët e SHBA thanë se Izraeli ka marrë një sërë hapash për adresimin e kërkesave të tyre për të rritur furnizimet në Gaza, por shtuan se duhet bërë më shumë përparim në këtë aspekt. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel përmendi hapjen e një kalimi të ri tokësor dhe rifillimin e dërgesave në veri.

Nga ana tjetër, OKB-ja ka ngritur alarmin se sasia e ndihmës që hyn në Gaza është në nivelin më të ulët në një vit. Një raport i mbështetur nga OKB-ja paralajmëroi kohët e fundit se ekzistonte një prag urie Gazën veriore, ku pothuajse asnjë ndihmë nuk ka hyrë në muajin e kaluar.

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare tha se në Gaza po kryhen krime ndërkombëtare. Ai raportoi se autoritetet izraelite po bllokojnë ndihmën humanitare nga hyrja në Gazën veriore, ku luftimet vazhdojnë teksa shtoi se 75 mijë njerëz janë atje me furnizime të pakëta./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share