Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli , fytyra e preferuar e shumë ballinave te revistave prestigjioze ndërkombëtare si Harper’s Bazaar, L’officiel, Grazia, Vogue, e cila bwri buje me karrierën dhe sukseset e saj te njëpasnjëshme në industrinë e modës ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë duket se ka vendosur t’i jap fund beqarisë.
Blerta që ka qenë prezantuese e emisionit “Show time”, prodhim i gazetës online Reporteri.net, me unazë diamanti 8,5 karat “pear shape” i ka thënë “PO” propozimit për martesë nga sipërmarësi francez Nicolas Chambon.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, fotografi nga nata kur mori propozimin.
Miliarderi Francez është pronari i kompanisë gjigante “Socri” me bazë në Monako. Kompani e cila bën projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e hoteleve, qendrave tregtare dhe shtëpive luksoze në Monaco, Paris, Miami dhe Luxemburg.
Së fundmi pronari i shumë qendrave tregtare në jug të Francës po merret me ndërtimin e një qendre të re tregtare në Monako ndërsa në Miami vetëm para disa ditëve ka përuruar me sukses projektin e tij me te ri për të cilin ka shkruar edhe revista prestigjoze amerikane Wall Street Journal.