Në sheshin e Prishtinës të martën janë vendosur posterë me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Mbishkrimi në fotografinë e Trumpit dhe Grenellit është “Bëjeni Kosovën të madhe sërish”.
Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente e Amerikës , dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.
Posterë me thirrjen për “Serbinë e madhe” e me posterë të Trumpit dhe Grenellit ishin vendosur një ditë më parë në Beograd.