Akte të tjera vandalizmi në Amsterdam! Dhjetëra protestues dëmtuan makina dhe brohorasin “Palestina e lirë”

Dhjetëra njerëz të armatosur me shkopinj dhe fishekzjarre i vunë flakën një tramvaji në Amsterdam.

Në qytet situata eshte e tensionuar qe prej  javës se kaluar kur tifozët izraelitë u dhunuan pas ndeshjes mes klubit të Ajaxit dhe Maccabi Tel Aviv.

Sipas mediave lokale, disa protestues brohosrisnin “Palestine e lirë”.

Dhjetëra të rinj të veshur me të zeza dëmtuan makina në pjesen perendimore te vendit.

Policia holandeze njoftoise kishte arrestuar pesë persona të tjerë për përfshirje në sulmet ndaj tifozëve izraelitë. Të dyshuarit janë të moshës 18 deri në 37 vjeç dhe që jetojnë në Holandë. Më hërët  pas dhunës së tifozëve u arrestuan 63 persona.

Kryeministri holandez Dick Schoof u zotua se Holanda do të përqendrojë të gjitha përpjekjet e saj për të vene autorët e dhunës para drejtësisë. Kryetari i bashkisë ka ndaluar të gjitha demonstratat në qytet dhe ka shpallur disa pjesë të Amsterdamit si zona me rrezik ku policia mund të ndalojë dhe kontrollojë këdo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share