Publikohen pamjet: Momenti kur 59-vjeçari u shkon nga pas vajzave që i theri në Ferizaj

Janë publikuar pamjet e të dyshuarit, Ekrem Sadiku, 59-vjeçar i cili ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit dje në qytetin e Ferizajt.

Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë të dyshuarin duke iu shkuar nga pas dy vajzave të cilat i theri me thikë, njëra prej tyre 10-vjeçare e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, por më pas stabile, njofton Klankosova.tv.

Klan Kosova ka kuptuar se tre të lënduarit nga sulmi janë të komunitetit joshumicë, me njërin shtetas të Shqipërisë.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share