Bitcoin arrin tjetër rekord pas zgjedhjes së Trump

Bitcoin vijon ngritjen e pandalshme. Që pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të SHBA, kriptovaluta ka fluturuar në tregje, duke arritur rekord të ri duke prekur për herë të parë shifrën 82 mijë $. Kjo rritje përkon me kuadrin e përgjithshëm të kriptovalutave, që pas mbështetjes që ka shprehur Trump, pavarësisht se më parë ka qenë kundër.

Një ndryshim drejtimi që mund të sjellë më shumë mundësi edhe në një legjislacion favorizues, ndërsa aktualisht, sipas Bloomberg, shumë investitore institucionale janë duke u rikthyer në treg.

Edhe kripto të tjera kanë shënuar rritje gjatë këtyre ditëve, Ether ka kaluar kuotën 3000$ ose një rritje prej 16.5% ne 5 ditët e fundit, DogeCoin ka shënuar një +41%, ndërsa aksionet e shoqërive si CoinBase janë votuar +70%, microstrategy +31%.

Para këtij rekordi të fundit, që me shumë mundësi do të pasohet nga të tjerë, bitcoin një ditë pas zgjedhjeve në SHBA arriti në 75 mijë $, dhe sipas analistëve financiarë brenda fundit të 2024 mund të arrijë deri në 125 mijë$.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share