Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të emërojë Marco Rubion në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit.
Marco Rubio është senator, dhe nëse emërohet Sekretar Shteti, do të jetë i pari zyrtar me origjinë latine që do të shërbejë si kryediplomat amerikan.
Rubio njihet si person që ka mbrojtur një politikë të jashtme të ashpër ndaj armiqve të SHBA-së, duke përfshirë Iranin, Kinën dhe Kubën.
Trump e bëri “carin” e kufijve, i besuari i tij paralajmëron deportimin e emigrantëve: Do t’ju kthejmë në shtëpi nëse…
Por kohët e fundit ai ka zbutur disa nga qëndrimet e tij duke iu përshtatur edhe pikëpamjeve të Trumpit. Ky i fundit akuzon Presidentët e mëparshëm të SHBA-së se e kanë shtyrë vendin drejt luftërave të kushtueshme dhe të panevojshme, teksa vetë Trump ka një qasje për një politikë të jashtme amerikane disa më të përmbajtur.
Reuters ka kërkuar informacion nga stafi i Trump dhe përfaqësues të Marco Rubio në lidhje me emërimin e tij si Sekretar Shteti. Por asnjë prej tyre nuk ka bërë koment.
Sipas burimeve të Reuters, Trump duket se është i vendosur në zgjedhjen e tij për ta caktuar Marco Rubion si kryediplomat të SHBA.
Teksa pritet të marrë detyrën e Presidentit në muajin Janar 2025, Donald Trump vazhdon ende përzgjedhjen e emrave që do të përbëjnë administratën e tij.
/tvklan.al