Analisti politik, Valon Bela në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski është politikan i dobët, pasi me ardhjen e tij në pushtet u harruan premtimet që i dha nga VMRO-ja opozitare dikur.
“Mendoj se Mickoski është politikan i dobët, sepse ka dështu në mbajtjen e premtimeve që i dha ai nga VMRO-ja opozitare, tashmë ai ka filluar t’i relaksoi edhe politikat. Mickoski erdhi nga një elektorat tepër nacionalist, ndaj ndodhi shfuqizimi i balancuesit, e tashmë edhe prekja e diasporës. Mendoj që ai tashmë e sheh se duke u takuar me liderë ndërkombëtarë e sheh se duhet ndryshuar qasje e politikbërjes”, tha Bela.
Analisti Faton Aliti tha se Mickoski me deklaratat herë pro dhe kundër zgjedhjeve të përbashkëta në vitin 2025 po blen kohë.
“Mickoski me deklarata të tilla për zgjedhjet e përbashkëta 2025 mendoj se edhe blen kohë, madje mund të jetë edhe provokim. Ne shohim se VLEN-i është i lënë anash në këto tema, nuk llogaritet aspak. Mickoski tha se duhet të hapen edhe gjykime, mirëpo nuk shkoj 2 muaj, ai tha se Ali Ahmeti e gëzon respektin e shqiptarëve, mirëpo duhet ta pastrojë partinë dhe do ta ndihmonte ta bëjë këtë, kjo nënkupton se Ahmeti nuk është i korruptuar”, tha Aliti. /tvklan.mk