Prokurori i lartë, Mustafa Hajrullahu nesër do të dalë para mediave, pasi sot u njoftua se i njejti është pezulluar nga puna.
Ai do të mbajë paraqitje për media në orën 11:30.
Prokuroria sot ka njoftuar se ka nisur hetim ndaj tij, pasi siç u përmend në media, i njejti ka keqtrajtuar një grup punonjësish si dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Detaje shtesë pritet që të zbulohen nesër në press konferencë.