Musliu-Kurtit: Ti s’ki nder, as nuk e din çka është, do të mbetesh në histori si rrenc

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Buxhetin e vitit 2025, ka thënë se në këto vite Kuvendi ështl kthyer në skenë gënjeshtrash e ku poshtërohen qytetarët.

Deputetja e PDK-së tha se partia në pushtet ka bërë premtime të rreme sa që, sipas saj, nëse do të mbahej një seancë një javore, s’do të mjaftonte t’i shpërfaqnin dështimet e tyre.

“Për 5 vjet e keni kthyer Kuvendin në një skenë gënjeshtrash, në arenë në të cilën poshtëroni qytetarët e Kosovës dhe këtë po e bëni për të qëndruar në pushtet. Ka kaq shumë premtime të rreme sa që edhe një seancë një javore nuk ia dalim të shpërfaqim të gjitha dështimet që i ka kjo qeveri. Të gjitha këto abuzime buxhetore do t’i mbajmë para jush deri më 9 shkurt. Do t’ju demaskojmë për çdo mashtrim, për çdo rrenë”, tha Musliu në Kuvend.

Për deklaratën e Kurtit “kam nderin që po e çojë mandatin deri në fund”, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se Kryeministri s’ka nder dhe nuk e di se çfarë është.

Sipas saj, një Kryeministër që ka nder dhe arsye të shëndoshë e dorëzon karrigën, e jo shtetin.

“Ju jeni ekspert të mashtrimit. Albini tha “e kam nderin që po e çoj mandatin deri në fund”, Jo Albin ti nuk ki nder, ti se din as çka është. Ti ki turp, s’ki nder, turpin që e ke mbajt shtetin peng, me përçarje ekstreme e 100 dështime tjera. Një Kryeministër që ka nder dhe arsye të shëndoshë e dorëzon karrigën e jo shtetin si ti Albin. Do të mbetesh në histori si një rrenc destruktiv, andaj mësohu të jesh i përgjegjshëm, mos filozofo për nderin se nuk ki, mbaje dhe jeto me këtë fakt”, tha deputethja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancin e Kuvendit të Kosovës.

/Reporteri.net/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share